SIRI – OKB-ja u ofron ndihmë mijëra sirianëve të bllokuar në kufirin jordanez

DAMASK, 17 tetor /ATSH-AFP/ – OKB-ja njoftoi sot se po përgatiste një autokolonë me ndihma në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe të Sirisë për dhjetëra mijëra të zhvendosur sirianë të bllokuar në kufirin jordanez, në kampin e improvizuar në Rokbane në mes të shkretëtirës.

“Gjendja humanitare brenda kampit në Rokbane është në një fazë kritike”, deklaroi koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, Ali Zaatari.

Autokolona humanitare do të ofrojë ndihma për rreth 50 000 gra, fëmijë dhe burra të bllokuar në kampin në Rokbane, pranë kufirit me Irakun dhe Jordaninë”, njoftoi ai në një komunikatë për shtyp.// v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.