Reparti Zjarrfikës i portit të Durrësit, kontribut në 20 operacione shpëtimi

TIRANË, 17 tetor/ATSH/- Reparti i Policisë së Mbrojtjes Nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH) pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë kryesore brenda territorit portual ka marrë pjesë gjatë këtij viti edhe në operacionet e shpëtimit; mbrojtjes ndaj zjarreve dhe rrezikut të përmbytjeve në hapësirën e qarkut të Durrësit.

Bashkë me qindra orë shërbime në mbështetje të kompanive që operojnë në port, efektivët e këtij reparti kanë dhënë kontributin e tyre në afro 20 operacione shpëtimi, me mbi 125 orë shërbimi, në qytetet e Durrësit e Shijakut dhe në periferinë e tyre./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.