Remonti i nënstacionit në Peshkopi, kufizime të energjisë në Dibër

TIRANË, 17 tetor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Dibrës dhe Kukësit, për shkak të remontit të nënstacionin e  Peshkopisë.

Po ashtu OSHEE jep detaje të zonave dhe fshatrave që do të kenë kufizime të energjisë elektrike, nga Dibra në Kukës.

OSHEE, sqaron se për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin e Peshkopisë, në datën 18 tetor në intervalin kohor 10:00-16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në këto zona në Peshkopi:

“Fush Alie, Arras, Reç, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, Aran, Plloxhan, Kthell-Matit (pjese), Heci Aras, Lagjia Kamen dhe fshatrat Limjan, Verrenjt, Radishtë, Lagji Dobrovë pjesërisht L. Nazmi Rushiti) dhe fshati Bugjunec, Tomin, Luzni, Selishtë, Spitalet, Turizmi, Pallati i Kulturës, Brezhdan, Cetush,Fushë Muhurr, Muhurr Qendër, Ushtelenzi, Zdojan,  Kastriot, Borovjan, Zalldardhë, Kishavec, Rashnopojë, Sohodoll, Kander. Zonat që mbeten pa energji në Kukës: Kalis, Bushtrica, Caja”, shprehet OSHEE. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.