Opozita, peng i një politike të dëshpëruar

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ “Opozita ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke komentuar qëndrimet e opozitës kundër mbylljes së pikave të basteve dhe kontrollit bazë mjekësor falas.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë falas. Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme. Bastet vdiqën Sali”, – tha Rama. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.