Këshilli Rinor i Ambasadës amerikane, ushqime për familjet në nevojë

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë u përcoll me aktivitete edhe në Ambasadën amerikane. Këshilli Rinor i Ambasadës amerikane, në bashkëpunim me Food Bank Albania, organizuan një fushatë për mbledhjen e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë fundjavës.

“Ishte një shembull i shkëlqyer i nxitjes së ndërgjegjësimit dhe solidaritetit midis njerëzve”, thotë Ambasada, duke vlerësuar punën dhe kontributin e të rinjve.  /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.