Balla: Videoja e publikuar nga PD fsheh një krim

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Opinion” mohoi çdo lidhje me shtetasin Fredi Alizotin duke i cilësuar akuzat e opozitës si të stisura.

Të gjitha akuzat e ngritura nga PD ndaj tij, Balla i cilësoi si të qëllimshme dhe të mirëorganizuara dhe sipas tij videoja e publikuar fsheh një krim, pasi sipas tij janë tentuar të blihen persona për të dhënë dëshmi të rreme.

“Kush ka pak nerva ta dëgjojë atë video, shihet se si regjistruesi i videos i jep dhe induksionet e vendndodhjes. Florenc Hoxha i thotë ‘ah se ka dhe shtëpinë Taulanti aty’. Fare s’e kam njohur. Prej këtij momenti PD ka ngritur gjithë këtë lum balte, sepse ka një moment që nuk e merrni në konsideratë. Pse PD nuk e nxori më 5 qershor këtë video?
Çfarë është kjo strategji e Partisë Demokratike për të bërë këto video dhe për t’i përdorur këto sipas strategjisë?” – theksoi Balla në emisionin “Opinion”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.