AFGANISTAN – Vritet një deputet i njohur

AKBUL, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Një deputet i njohur afgan humbi jetën pas një sulmi me bombë në provincën jugore të Helmandit, tha sot një zyrtar afgan.

”Bomba shpërtheu kur deputeti Abdul Jabbar Qahraman po fliste përpara mbështetësve të tij në një takim elektoral në Lashkargah”, tha zëdhënësi i provincës, Omar Zwak.

”Shtatë persona të tjerë u plagosën në këtë incident”, shtoi ai.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Të paktën 10 kandidatë për zgjedhjet parlamentare janë vrarë në Afganistan gjatë muajve të fundit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.