Turneu U-19/ Shqipëria humbet ndaj Norvegjisë dhe prek fundin e tabelës

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ – Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani është mundur nga përfaqësuesja e Norvegjisë U-19, me rezultatin 0-1 në ndeshjen e vlefshme për turneun zyrtar që po zhvillohet në vendin tonë. Përballja ndaj norvegjezëve u luajt sot në orën 14:00 në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.
Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e tretë e turneut pas asaj të datës 10 tetor ku u mundëm minimalisht nga Ukraina. Dhe datës 13 tetor, Sllovaki 3-0 Shqipëri. Përfaqësuesja U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alia, Ismailgeci, Pjetri, Rama, Karica, Lakti (’82 Frroku), Gkertsos (’56 Halili), Isufi, Doda, Celhaka (’74 Koci), Nezha.
Kjo është renditja përfundimtare e grupit 8:

Ukrainë         6 pikë
Norvegji        6 pikë
Sllovaki         6 pikë
Shqipëria       0 pikë

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.