Trafikimi i qenieve njerëzore, aktivitet ndërgjegjësues në shkollën “Lasgush Poradeci”

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ – Shkolla “Lasgush Poradeci” mirëpriti aktivitetin ndërgjegjësues në kuadër të muajit kundër fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Klasat e 9-ta morën pjesë në aktivitetin i cili u organizua në formën e një bashkëbisedimi interaktiv, ku nxënësit dhanë mendimet e tyre rreth trafikimit si një fenomen që shkel të drejtat e tyre.

Ky muaj njihet ndryshe edhe si muaji i ndërgjegjësimit mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.