LUKSEMBURG – Kotzias: Pa Marrëveshjen e Prespës nuk ka zgjidhje

LUKSEMBURG, 16 tetor /ATSH-MIA/ – Pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës nuk ekziston asnjë zgjidhje, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, pas takimit në Këshillin për Çështjet e Jashtme të BE-së, në Luksemburg.

”Edhe me matematikën e thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë”, theksoi ai.

“Në Shkup duhet të kuptohet se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur të ndodhë ajo që thonë dy partitë kryesore opozitare në Greqi dhe Maqedoni”, shtoi Kotzias./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.