“Xhisiela”, nuk u veprua në kohë kundër shpifësit nga radhët e policisë

"Xhisiela", nuk u veprua në kohë kundër shpifësit nga radhët e policisë

"Xhisiela", nuk u veprua në kohë kundër shpifësit nga radhët e policisëhttp://ata.gov.al/2018/10/15/xhisiela-nuk-u-veprua-ne-kohe-kunder-shpifesit-nga-radhet-e-policise/"Edhe pse e provuar katërcipërisht e kundërta, shpifja mori dhenë dhe imazhi i gjithë Policisë së Shtetit u godit. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kur shpifësi me uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk u veprua, por iu la një shpifësi brenda radhëve të Policisë së Shtetit të krijonte një vorbull për të kërkuar azil politik si i përndjekur? Kujt ia kishte borxh mosreagimin në kohë e qartësi nga SHÇBA ndaj agresionit që iu bë Policisë, nga një shpifje aq e rëndë?", u shpreh Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 15 Tetor 2018

TIRANË, 15 tetor/ATSH-Maela Marini/ Në rastin “Xhisiela”, Policia e Shtetit u godit prej një shpifësi brenda radhëve të saj dhe nuk veproi në kohë për të hedhur poshtë shpifjen dhe provuar të vërtetën”.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama, në një takim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

“Edhe pse e provuar katërcipërisht e kundërta, shpifja mori dhenë dhe imazhi i gjithë Policisë së Shtetit u godit. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, kur shpifësi me uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk u veprua, por iu la një shpifësi brenda radhëve të Policisë së Shtetit të krijonte një vorbull për të kërkuar azil politik si i përndjekur? Kujt ia kishte borxh mosreagimin në kohë e qartësi nga SHÇBA ndaj agresionit që iu bë Policisë, nga një shpifje aq e rëndë?” – u shpreh Rama.

Po ashtu, Kryeministri ngre pyetjen se përse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit, ku del qartë se e gjithë skena që ngriti gjithë atë dallgë balte mbi Policinë e Shtetit ishte sajesë fund e krye.

“Policia u mjaftua me faktin që kamerat iu dërguan Prokurorisë, por kjo nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit, e cila u la të përpëlitej në vorbullën e një fantazie me deputetë të armatosur që futen në komisariat dhe u vënë pushkën në ballë një punonjësi policie, i cili sipas kamerave të komisariatit nuk ishte as vetë aty”, – tha Rama.

Policia e Shtetit, sipas tij, reagoi thjesht duke respektuar procedurën, dhe pamjet e komisariatit nuk iu dhanë publikut, por u dërguan në Prokurori dhe aty u mbyllën si të papërdorshme, pasi janë provë hetimore.

Po ashtu, Kryeministri u bëri apel drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit që të mos replikojnë ndaj akuzave apo shpifjeve, por t’i drejtohen Prokurorisë me kallëzim penal për shpifje.

Policia e Shtetit, sipas tij, duhet të vijojë e paprekur misionin e saj dhe nuk duhet të humbasë përqendrimin dhe të merret me sqarime të padobishme që vetëm shtojnë zhurmën dhe baltën”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.