Reforma në Policinë Rrugore, së shpejti gjoba elektronike

TIRANË, 15 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Reforma në Policinë Rrugore duhet të vijojë me shpejtësi, ndërsa është e papranueshme që në epokën dixhitale të kemi ende fletë gjobash të shkruara me dorë”.

Në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama u ndal te Puna e Policisë Rrugore, e cila sipas tij, “ka një plan shumë të mirë në tryezë për një reformë që duhet ta çojë më tej”.

“Duhet të rritet prania e oficereve të policisë në rrugë. Perceptimi ka rëndësinë e vetë. Po ashtu duhet të ulet mosha mesatare në tërësi, si dhe nuk duhet të kemi më prezencë në rrugët e vendit të policëve që janë fizikisht të papërshtatshëm për atë detyrë, edhe pse numri i tyre është pakësuar”, – tha Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.