Reforma në Drejtësi prioritet kyç i integrimit të Shqipërisë

TIRANË, 15 tetor /ATSH- I. Vata/ “Reforma në Drejtësi është një ndër prioritetet kyçe të integrimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ndërpartiak është thelbësor në përfundimin e saj”, – ka deklaruar sot ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Takimi i parë sot me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Diskutim i mirë për prioritetet kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt pranimit BE, duke përfshirë edhe përfundimin e Reformës në Drejtësi”, – u shpreh ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Po ashtu, Luigi Soreca shtoi se “bashkëpunimi ndërpartiak është thelbësor për këtë qëllim, në interes të qytetarëve”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.