Operacioni “Tispol”, arrestohen 27 persona dhe pezullohen 124 leje drejtimi

Operacioni “Tispol”, arrestohen 27 persona dhe pezullohen 124 leje drejtimi

Operacioni “Tispol”, arrestohen 27 persona dhe pezullohen 124 leje drejtimi.Policia Rrugore për të garantuar sigurinë rrugore si dhe të parandalojë aksidentet të cilat shpeshherë rezultojnë me pasoja fatale, ka rritur patrullimet dhe kontrollet në disa akse rrugore.Policia Rrugore ka publikuar në faqen zyrtare të saj punën javore, duke vendosur theksin tek operacioni i koduar “Tispol 2018”, i cili ka bërë verifikimin e dokumentacionit të kursantëve, instruktorët dhe mjeteve "Autoshkolla" në territorin e kryeqytetit, nga data 12-14 tetor 2018, si dhe Planin e Masave për kontrollin dhe verifikimin e përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë së lëvizjes përgjatë gjithë javës dhe me shërbime të shtuara përgjatë fundjavës.https://ata.gov.al/2018/10/15/operacioni-tispol-arrestohen-27-persona-dhe-pezullohen-124-leje-drejtimi/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 15 Tetor 2018

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ – Policia Rrugore për të garantuar sigurinë rrugore si dhe të parandalojë aksidentet të cilat shpeshherë rezultojnë me pasoja fatale, ka rritur patrullimet dhe kontrollet në disa akse rrugore.

Policia Rrugore ka publikuar në faqen zyrtare të saj punën javore, duke vendosur theksin tek operacioni i koduar “Tispol 2018”, i cili ka bërë verifikimin e dokumentacionit të kursantëve, instruktorët dhe mjeteve “Autoshkolla” në territorin e kryeqytetit, nga data 12-14 tetor 2018, si dhe Planin e Masave për kontrollin dhe verifikimin e përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë së lëvizjes përgjatë gjithë javës dhe me shërbime të shtuara përgjatë fundjavës.

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara në funksion të detyrimeve ligjore që ka shërbimi i Policisë Rrugore, si dhe në zbatim të Planeve Operacionale të ndjekura gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

  • Arrestuar në kushtet e flagrancës 27 shtetas, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.
  • Janë pezulluar 124 leje drejtimi, nga të cilat 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 33 për shkelje të tjera.
  • 570 masa për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal.
  • Janë vendosur 346 masa për përdorim celulari.
  • Janë vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre.
  • Janë ndaluar administrativisht 85 mjete, për detyrime të pashlyera.
  • Si dhe janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Janë kontrolluar 63 mjete “Autoshkolla”, nga të cilat janë ndëshkuar 4 prej tyre për mangësi në dokumentacionin përkatës.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, kryesish në zonat e banuara.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.