Magjia e akrobatëve të Cirkut, të mërkurën te Parku i Liqenit Artificial

TIRANË, 15 tetor/ATSH/-Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është shndërruar tashmë një nga zonat më të preferuara të kryeqytetasve në çdo orë.

Pasditen e kësaj të mërkure, bashkia e Tiranës dhe Cirku Kombëtar sjellin shfaqjen “Nata e Zjarreve”, një event dedikuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut.

Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi dhe sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.

Krahas rregullimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe ndërtimit të parqeve për fëmijë, këndeve sportive si dhe organizimit të aktiviteteve të shumta sportive-kulturore me qëllim promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme për të vegjlit.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.