Goditja e paligjshmërisë, 254 masa administrative nga Policia e Dibrës

TIRANË, 15 tetor /ATSH- I. Vata/ – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë ka proceduar 14 shtetas, nga të cilat 7 prej tyre të arrestuar dhe 7 të tjerë në gjendje të lirë.

Në vijim të punës së saj, Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në rrugët urbane e dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e drejtuesve të automjeteve dhe ndëshkimin e atyre që duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ku dhe janë vendosur 254 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Po ashtu, Policia ka ushtrua kontrollet e territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, apo evidentimin dhe goditjen e veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, kanë qenë në vëmendjen e policisë kriminale dhe të specialistëve të policisë në zona.

Policia e Dibrës gjithashtu është çdo ditë të angazhuar pranë ambienteve të çdo shkolle, duke garantuar rend dhe siguri për nxënësit.

Policia e Dibrës fton qytetarët të denoncojnë rastet e paligjshmërisë në nr. falas 112 të Policisë së Shtetit, duke garantuar anonimatin si dhe një reagim të shpejtë dhe profesional të Policisë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.