FRANCË – Arrin në 13 numri i viktimave nga përmbytjet

PARIS, 15 tetor /ATSH-AFP-ANSA/ – Të paktën 13 persona humbën jetën pas përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyer dhe të paparë që nga viti 1891 në Aude, në jug të Francës dhe në kufi me Spanjën, njoftoi prefektura vendase dhe policia.

Zona e përmbytur është ajo e luginës së lumit Aude, që i jep emrin rajonit, ku u regjistruan 7,1 metra shi të rëna gjatë natës.

Në të gjithë zonën vazhdon të bjerë shi, por rritja e nivelit të lumit ka arritur kulmin e saj./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.