“Patrullë e Përgjithshme”, nesër konkurrojnë 2700 aplikantë

"Patrullë e Përgjithshme", nesër konkurrojnë 2700 aplikantë

"Patrullë e Përgjithshme", nesër konkurrojnë 2700 aplikantë“Rezultatin e fazës së parë konkurrentët e marrin në sallë. Nuk ka komision, dhe njerëz që do të merrem me përpunimin e pyetjeve, por atë e bën kompjuteri. Aplikantët kontrollojnë njohuritë e shkollës së mesme”, tha Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema. http://ata.gov.al/2018/10/14/patrulle-e-pergjithshme-neser-konkurrojne-2700-aplikante/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 14 Tetor 2018

TIRANË, 14 tetor /ATSH/- 2700 aplikantë do t’i nënshtrohen nesër fazës së parë të konkursit për “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema u shpreh sot se, konkurrentët garojnë për 150 vende bosh.

“Është faza e parë e konkurrimit dhe ata testohen për njohuritë që kanë marrë në shkollën e mesme. Më pas është testimi fizik dhe psikologjik. Me rëndësi është që të gjithë aplikantët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi dhe në sallë nuk lejon aparatet celularë. Përsa i përket udhëzime të tjera, ata do të njihen me të gjitha procedurat e tjera në këtë fazë të parë”, tha Mema.

Ka një interes të lartë tha Mema, çka tregon dëshirën që kanë të rinjtë tanë për të kontribuar në polici. Ndaj duhet ta vlerësojmë maksimalisht që të zgjedhim njerëz të aftë, theksoi ai.

“Rezultatin e fazës së parë konkurrentët e marrin në sallë. Nuk ka komision, dhe njerëz që do të merrem me përpunimin e pyetjeve, por atë e bën kompjuteri. Aplikantët kontrollojnë njohuritë e shkollës së mesme”, tha Mema. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.