ONM thirrje prokurorëve të Apelit: Aplikoni për KLP-në

TIRANË, 14 tetor /ATSH/- Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)  Genoveva Calavera i bën thirrje prokurorëve të Apelit që të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, (KLP).

“Thirrje prokurorëve nga Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në BE!”.

Një ditë më parë ishte prokurorja e përgjithshme e përkohëshme Arta Marku që ka ripërsëritur thirrjen për aplikime për KLP-në pas skualifikimeve.

 

Ngritja e këtij Këshilli do t’i hapte rrugë emërimeve të reja në institucionin e hetimit. e.xh/ j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.