BEOGRAD – Vdes Milena Draviç, ylli i kinematografisë jugosllave

BEOGRAD, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Aktorja serbe Milena Draviç, një yll i kinemasë jugosllave të periudhës komuniste, vdiq në moshën 78 vjeçare, njoftoi sot televizioni shtetëror RTS.

Ajo ndërroi jetë në një spital të Beogradit pas një sëmundje të rëndë.

Rolet më të spikatura të saj kanë qenë ato të grave të klasës punëtore, nënave të vetme dhe heroinave të Luftës së Dytë Botërore në filmat e sponsorizuar nga shteti. Ajo shkëlqeu gjithashtu edhe në komeditë romantike.

E lindur në Beograd, ajo nisi karrierën e saj artistike në 1959 dhe ka luajtur mbi njëqind filma, fituese e shumë çmimeve në Ish-Jugosllavi./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.