Skemat e mbështetjes për Bujqësinë, agroturizëm në tokat deri dje, djerrë

Skemat e mbështetjes për Bujqësinë, mbi 100 fermerë ekspozojnë rezultatet në Panair

Skemat e mbështetjes për Bujqësinë, mbi 100 fermerë ekspozojnë rezultatet në PanairLerent Nurellari një i ri sipërmarrës nga Berati në fushën e agroturizmit tha për ATSH-në se mbështetja financiare që ka marrë nga qeveria po e ndihmon atë të zhvillojë një biznes agroturistik në një zonë që më parë ishte djerrë.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=136649&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 13 Tetor 2018

TIRANË, 13 tetor/ATSH/- “Skema e mbështetjes që i adresohet bujqësisë ka pasur risi këtë vit në zhvillimin rural, ku ne kemi akorduar 4 milionë euro në mbështetje të subjekteve agroturistike për bujtina etj , të cilat kanë patur mundësi nëpërmjet financimit të AZHBR-së të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe të shtojnë kapacitetet akomoduese”, tha për ATSH-në drejtoresha e AZHBR-së Frida Krifca.

Lerent Nurellari një i ri sipërmarrës nga Berati në fushën e agroturizmit  tha për ATSH-në se mbështetja financiare që ka marrë nga qeveria po e ndihmon atë të zhvillojë një biznes agroturistik në një zonë që më parë ishte djerrë.

”Kur kemi nisur investimin në këtë zonë 10 km në dalje të qytetit të Beratit, të gjithë njerëzit na thonin të habitur se ku po investoni ? Çfarë po bëni?

Jemi në fazën e 50 -60% të përfundimit të të gjithë projektit dhe jam i bindur që kur të mbarojë investimi në hoteleri dhe restorant me produktet autoktone nga ferma që ne kemi do i kemi dhënë formë një resorti agroturistik”, shprehet Nurellari.

Ai tha se këtë vit në Berat ka pasur një bum turistik dhe vënia në funksionim e këtij investimi nga mbështetja financiare e qeverisë do të zgjerojë më tej interesin e turistëve të huaj.

Ajet Shero përfaqësus i “Agrokonispolit” u shpreh se fermerët dhe pikat e grumbullimit janë gjithnjë në rritje të partneritetit me qeverinë për të ndihmuar zhvillimin e bujqësisë.

“Ne presim që të aplikojmë në programin IPARD dhe të kemi investime në rritje në zonën e Konispolit” tha Shero./e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.