“Shqipëria punon tokën”, qeveria 4 milionë euro për agroturizmin

"Shqipëria punon tokën", qeveria 4 milionë euro për agroturizmin

"Shqipëria punon tokën", qeveria 4 milionë euro për agroturizmin"Sot është një ditë feste për bujqësinë shqiptare dhe për të gjithë nënsektorët e saj që promovon prodhimet, ku mbi 600 prodhues promovojnë produktet e tyre në panairin që është çelur në Tiranë", u shpreh drejtoresha e AZHBR-së Frida Krifca për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ndërsa panairi "Shqipëria punon tokën" ka pushtuar sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=136643&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 13 Tetor 2018

TIRANË, 13 tetor/ATSH/- “Sot është një ditë feste për bujqësinë shqiptare dhe për të gjithë nënsektorët e saj që promovon prodhimet, ku mbi 600 prodhues promovojnë produktet e tyre në panairin që është çelur në Tiranë”, u shpreh drejtoresha e AZHBR-së Frida Krifca për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ndërsa panairi “Shqipëria punon tokën” ka pushtuar sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi patur mundësinë të sjellim në qendrën e Tiranës mbi 600 prodhues, të cilët mund t’i takojmë dhe të shohim nga afër punën që ata bëjnë në sektorin e sipërmarrjes bujqësore” tha Krifca.

“Shpeshherë, vijoi ajo, gjatë vitit ne shkojmë tek ata dhe i prekim me dorë arritjet dhe problemet që fermerët tanë kanë”.

“Sot është ndryshe kur ata vijnë dhe na përfaqësojnë në një formë që të gjithë qytetarët e Tiranës, por dhe më gjerë kanë mundësinë të shohin nga afër se me çfarë prodhimesh përfaqësohen ata dhe si e kanë rritur llojshmërinë dhe gamën e produkteve bujqësore Made In Albania”, tha Krifca për ATSH-në.

Arjana Bubeqi përfaqësuese e qarkut Vlorë, thotë se janë mbi 50 prodhues dhe sipërmarrës nga ky qark që vijnë në panair për të promovuar prodhime nga më cilësoret me të cilat Shqipëria kryeson eksportet.

“Vaji i ullirit, prodhimet e verës, mjalti, agrumet, e deri tek prodhimet e artizanatit janë disa nga llojshmëritë e produkteve që promovojmë sot këtu” tha Bubeqi.

Ndërsa Arjol Shero, përfaqësues i kompanisë “Agrokonispoli”, u shpreh se kompania që ai drejton është lider në eksportin dhe grumbullimin e mandarinave. “Janë 440 mijë pemë mandarina në zonën tonë prej të cilave prodhohen 36 mijë ton mandarina që shkojnë kryesisht për eksport në tregjet e rajonit por dhe në ato të BE-së si në Poloni , Itali dhe së fundi dhe në Ukrainë”, tha ai.

Bashkim Riza prodhuesi gështenjave në Shën Gjergj të Tiranës tha se vjen në këtë panair për herë të parë me gështenja të prodhuara nga fidanë te shartuar, prodhimi i të cilave është mjaft i kërkuar në tregun vendas. Ai u shpreh se dhe në këtë panair përveç interesit të vizitorëve po sheh mundësinë e kontratave të bashkëpunimit për shitjen e gështenjave edhe me biznesmenë nga rrethet e tjera të Shqipërisë./e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.