Shqipëri-Kosovë, lehtësim procedurave dhe burokracive

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ “Shqipëria dhe Kosova mbeten të angazhuara për të lehtësuar procedurat dhe burokracitë me qëllim përmirësimin e komunikimit mes qytetarëve dhe bizneseve të dy vendeve”.

Kështu deklaroi sot zv/kryeministrja Senida Mesi, pas një takimi me homologun kosovar, Enver Hoxhaj.

“Në Prishtinë, pata kënaqësinë të takoj kolegun, Enver Hoxhaj ku biseduam për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për rritjen e mëtejshme të komunikimit në çdo fushë të interesit të përbashkët”, u shpreh Mesi.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.