Qeveria, 42 milionë lekë për mbrojtjen nga gërryerja të lumit Vjosë

Qeveria, 42 milionë lekë për mbrojtjen nga gërryerja të lumit Vjosë

Qeveria, 42 milionë lekë për mbrojtjen nga gërryerja të lumit Vjosë“Duke qenë fillim vjeshte lind domosdoshmëri marrja e masave paraprake dhe investimi në lumenj. Gjatë ditëve të fundit kemi monitoruar implementimin e projektit për mbrojtjen nga gërryerja, në zonën perëndimore të Lumit Vjosë në fshatin Mifol, Vlorë”, tha për ATSH-në prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj.https://ata.gov.al/2018/10/13/qeveria-42-milione-leke-per-mbrojtjen-nga-gerryerja-te-lumit-vjose/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 13 Tetor 2018

TIRANË, 13 tetor/ATSH/- Projekti prej 42 milionë lekë i qeverisë për mbrojtjen nga gërryeja në zonën perëndimore të Lumit Vjosë në fshatin Mifol, Vlorë është drejt përfundimit.

“Duke qenë fillim vjeshte lind domosdoshmëri marrja e masave paraprake dhe investimi në lumenj. Gjatë ditëve të fundit kemi monitoruar implementimin e projektit për mbrojtjen nga gërryerja, në zonën perëndimore të Lumit Vjosë në fshatin Mifol, Vlorë”, tha për ATSH-në prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj.

Prefekti theksoi se “projekti ka nisur një muaj e gjysmë më parë dhe pritet të përfundojë në fund të tetorit, para se të fillojnë reshjet, pasi pjesa më e madhe e volumeve është kryer”.

Sipas tij, për këtë projekt janë hedhur 5 panele mbrojtëse për të shmangur gërryerjen e lumit.

“Këto punime përmirësojnë gjendjen e lumit në shtratin Vjosë, por jo se parandalojnë përmbytjet. Kjo ka të bëjë me shumë investime të tjera që duhet të bëhen në të gjithë gjatësinë e lumit të Vjosës, që të kemi sa më pak përmbytje gjatë vjeshtë dimrit”, tha Mamaj.

Ky investim pritet të zbusë situatën në këtë zonë, pasi gjatë stinës së dimrit prurjet e Vjosës tek ura e Mifolit mbulojnë tokat në zonën e Fierit dhe Vlorës. /k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.