Premtimi i mbajtur, drejt përfundimit banesa e re e familjes Zhupani në Shijak

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/275951556588736/

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Banesa e re e familjes Zhupani në Shijak është drejt përfundimit, një premtim i mbajtur ky i Kryeministrit Edi Rama, për rindërtimin nga e para të shtëpisë së kësaj familje, para fillimit të stinës së dimrit.

Familja me 5 anëtarë bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u rikthyen në oborrin e shtëpisë së tyre të rrënuar, por tashmë përballë godinës së re, e cila është në përfundim.

Premtimi për një banesës tërësisht të re i kryeministrit Edi Rama, i cili vizitoi këtë familje në 30 gusht dhe pa nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte kjo familje me 5 anëtarë, tashmë është realitet.

“Mirëmëngjes dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama.

Shtëpia e Hysen Zhupanit në Shijak, një godinë e rrënuar e ndërtuar 60 vjet më parë, nuk plotësonte as kushtet më minimale për jetesë. Kryeministri premtoi rindërtimin e saj para stinës së dimrit, ndërkohë që familja u strehua provizorisht deri në ndërtimin e banesës së re.

/m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.