Policia Tiranës, masa shtesë për sigurinë rrugore gjatë fundjavës

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2525016247510323/?t=1

TIRANË, 13 tetor /ATSH- I. Vata/ – Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, 12 orëve të fundit nga policia janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.

“Gjithashtu nga kontrolle: Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, shprehet Policia Rrugore.

Policia Rrugore, mbetet e angazhuar me të gjitha burimet e saj njerëzore dhe logjistike për të garantuar siguri, për të gjithë përdoruesit e rrugës. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.