Ambasada shqiptare në Athinë, shpejtësi dhe efikasitet në shërbime

Ambasada shqiptare në Athinë, shpejtësi dhe efikasitet në shërbime

Ambasada shqiptare në Athinë, shpejtësi dhe efikasitet në shërbimeAmbasada shqiptare në Athinë është një nga konsullatat ku marrin shërbim numri më i madh i shqiptarëve jashtë atdheut. Përveç shërbimeve konsullore online, pothuajse çdo ditë në konsullatë marrin shërbimin afro 100 persona.https://ata.gov.al/2018/10/13/ambasada-shqiptare-ne-athine-shpejtesi-dhe-efikasitet-ne-sherbime/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 13 Tetor 2018

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ambientet tërësisht të rikonstruktuara të shërbimeve konsullore të ambasadës shqiptare në Athinë, ofrojnë kushte bashkëkohore për shërbim ndaj qytetarëve me transparencë, shpejtësi dhe efikasitet.

“Komuniteti shqiptar në Greqi përbën numrin më të madh të bashkëkombasve tanë jashtë atdheut, kontributi i të cilëve mbetet i pazëvendësueshëm”, shprehet Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ambasada shqiptare në Athinë është një nga konsullatat ku marrin shërbim numri më i madh i shqiptarëve jashtë atdheut. Përveç shërbimeve konsullore online, pothuajse çdo ditë në konsullatë marrin shërbimin afro 100 persona.

“Kam ardhur në Greqi para 27 vitesh dhe pas 5-6 vitesh, kjo është hera e parë që kam ardhur për një prokurë në ambasadë. Sa erdha mora një numër dhe shërbimi është komplet tjetër. Më përpara vinim për 5 ditë rresht, harxhonim lekë dhe nuk mbaronim punë. Tani falë vëmendjes së qeverisë nuk ndihemi më si qytetarë të dorës së tretë”, tha Tatjana.

Ndryshimin drastik në ambientet dhe shërbimet e ofruara e evidentoi edhe një tjetër shtetas shqiptar që merrte shërbimin në këtë ambasadë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po vijon reformat në shërbimet konsullore.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.