SEUL – Moon: SHBA deklaratë përfundimtare për paqen mes dy Koreve

SEUL, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i kërkoi sot Uashingtonit për të avancuar drejt një deklaratë zyrtare për përfundimin e luftës mes dy Koreve, me kërkesë të Koresë së Veriut, në një moment kur dy aleatët duket sikur kanë qëndrime të kundërta në lidhje me Phenianin.

Uashingtoni po mbron tezën për një deklaratë paqeje për t’i dhënë fund zyrtarisht luftës që përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim, duke kërkuar fillimisht që Veriu të marrë më shumë masa për denuklearizimin.

Pheniani, i cili prej shumë kohësh artikulon nevojën e një arsenali bërthamor për t’u mbrojtur përballë një pushtimi amerikan, premtoi vetëm se do të punonte drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean.

”Ai kërkon masa të njëkohshme në Uashington, para së gjithash një deklaratë paqeje”, tha Moon./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.