Ngjarja në Shëlli, bashkia Mat shpall sot ditë zije

TIRANË, 12 tetor /ATSH- I. Vata/ – Flamuri i bashkisë Mat është ulur në gjysëmshtizë, pasi Këshilli Bashkiak shpalli ditë zije 12 tetorin në nderim të punonjësve të vrarë një ditë më parë në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull.

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me kërkesë të kryetarit të bashkisë menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shëlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, me anë të një deklarate iu shprehu dhimbjen familjarëve për humbjen e jetës të të afërmeve të tyre

Po ashtu, bashkia thotë se dënon aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të bashkisë Mat në fshatin Shëlli.

Këshilli i bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi t’u japë të rënëve në krye të detyrës nga kjo ngjarje e rëndë, titujt e nderit “Nderi i Bashkisë Mat”.

Gjithashtu, Këshilli i bashkisë së Matit vendosi nga kjo mbledhje që në datën 12 Tetor, flamuri i Bashkisë Mat të ulet në gjysmështizë, në nderim të punonjësve të rënë në krye të detyrës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.