Binjakëzim mes Shkodrës dhe qytetit Pec në Hungari

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Tiranë Lorant Balla.

Balla shprehu dëshirën e ndërmjetësimit të binjakëzimit mes Shkodrës dhe një bashkie në Hungari, pikërisht qytetin Pec. Bashkëbiseduesit kanë rënë dakort që të intensifikojnë bashkëpunimin, bazuar edhe në lidhjet tradicionale historike mes dy vendeve.

Ademi bëri një prezantim të Bashkisë së Shkodrës, funksioneve që ofron qeverisja vendore, investimeve dhe burimeve të shumta që ofron territori.

Diplomati hungarez falenderoi Voltana Ademin për mikpritjen dhe prezantimin e funksioneve të Bashkisë së Shkodrës.

Lorant Balla e ka nisur aktivitetin si diplomat në fillim të viteve 90 në Shqipëri dhe rikthehet në vendin tonë pasi ka qenë ambasador i Hungarisë në Kosovë. Ai është njohës mjaft i mirë i gjuhës shqipe, Shqipërisë dhe traditave tona.
Lorant Balla ka shërbyer më parë edhe si ambasador i Hungarisë në Kosovë. o/l/.j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.