Ambasada amerikane publikon një foto të vjetër të burrave shqiptarë gjahtarë

TIRANË, 12 tetor/ATSH/-Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një foto të vjetër të burrave shqiptarë gati për të filluar gjuetinë për derra të egër.

Data e fotos mbetet e panjohur ndërsa ajo ç’ka ambasada thekson lidhur me veshjet e veçanta të gjuetisë së atyre viteve siç ishin çantallonat e tyre të gjera dhe xhaketat e qëndisura dhe të zbukuruara me gëzof.

“Data e panjohur. Stile të reja për veshjet e gjuetisë. Një grup burrash shqiptarë gati për të filluar gjuetinë për derra të egër. Pantallonat e tyre të gjera dhe xhaketat e qëndisura dhe të zbukuruara me gëzof përbëjnë një veshje shumë të veçantë gjuetie. Ata u mblodhën për gjueti pasi një caravan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër përgjatë rrugës”, -shkruan ambasada amerikane në faqen zyrtare. 

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.