Sllovenia rikonfirmon mbështetjen e Shqipërisë në BE

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Sllovenia ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit europian.

Ambasadori ynë në Slloveni, Pëllumb Qazimi u prit në një takim nga Alenka Košir, drejtore për Europën Juglindore dhe Zgjerimin. Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet dy vendeve. U diskutuan çështjet e integrimit evropian dhe të hapjes të bisedimeve të anëtarësimit nga Shqipëria, çështje që lidhen me organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, etj.

Košir ka rikonfirmuar mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe është në favor të hapjes të bisedimeve të anëtarësimit, ndërkohë që Shqipëria duhet të tregojë para anëtarëve të BE-së dhe Komisionit Europian progres në fushën e Drejtësisë, procesit të Vetingut dhe të reformave të tjera.

Gjatë takimit u ndarë mendime edhe për zhvillimet rajonale, si dhe për veprimtaritë e pritshme afatshkurtra dhe afatmesme në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

/z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.