NUSA DUA, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Komisioneri Europian, Pierre Moscovici kritikoi sot projektbuxhetin italian si aspak të mirë për popullin, ndërsa për drejtuesen e FMN-së, Christine Lagarde, Italia, anëtare e eurozonës duhet të respektojë rregullat e klubit në lidhje me disiplinën buxhetore.
‘’Nuk e pranoj idenë që do të ketë nga njëra anë një komision burokrat dhe në anën tjetër buxhetin e popullit. Një buxhet që rrit borxhin nuk është një buxhet i mirë për popullin’’, u shpreh Moscovici në një intervistë dhënë medias në vazhdën e një takimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në ishullin indonezian të Balit.
Koalicioni populist në pushtet në Itali, duke vendosur një deficit public prej 2,4% të PBB-së vitin e ardhshëm nxiti në fund të shtatorit irritimin e Brukselit dhe tensione të ashpra mbi tregjet financiare./ /v.b/ a.jor.