FRANKFURT – Standardet për CO2 kërcënojnë 100 000 vende pune te VW

FRANKFURT, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Standardet e reja, më të rrepta të emetimit të CO2 për makinat e reja kërcënojnë deri në 100 000 vende pune tek kompania ”Volkswagen”, deklaroi sot drejtori ekzekutiv i prodhuesit gjerman, disa ditë pas një marrëveshjeje europiane mbi këtë çështje.

“Një transformim me këtë lloj shpejtësie është shumë i pakontrollueshëm pasi, për 10 vjet pothuajse një e treta e aktivitetit tonë në prodhim ose 100 000 vende pune do të shkurtohen”, pohoi Herbert Diess për të përditshmen ”Suddeutsche Zeitung”, duke iu referuar një rënie midis 30% dhe 40% të niveleve të emetimit.

Vendet e BE-së arritën të martën një marrëveshje të sforcuar për uljen deri në 35% të emetimeve të CO2 nga makinat e reja deri në vitin 2030, pasi disa shprehën keqardhje për një mungesë të dëshirës pas raportit alarmues nga ekspertët e OKB-së për ngrohjen globale./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.