Vojsava Islamaj përfitoi pensionin e plotë, falë platformës së bashkëqeverisjes

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ – Vojsava Islamaj nga Selenica e Vlorës iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes pasi nuk i ishin njohur disa vite punë për të marrë pensionin e pleqërisë. Zonja Islamaj e zgjidhi problemin e saj falë platformës së bashkëqeverisjes, pasi asaj iu njohën disa vite punë të kohës që kishte punuar në kooperativë.

Vojsava Islamaj e bëri publik rastin e saj. Ajo tregoi:  ”Prej 6 vjetësh kisha dalë në pension por nuk arrita dot ta fitoja pensionin. Një ditë po qëndroja në shtëpi, dëgjova kryeministrin Rama i cili fliste për platformën e bashkëqeverisjes. Pasi u bëra mire me shëndet, shkova dhe iu drejtova platformës së bashkëqeverisjes.  Bëra disa kërkesa dhe brenda pak ditëve fitova pensionin. Ndjeja një lodhja të madhe për vitet që kisha punuar në  kooperativë”.

Vojsava Islamaj falënderoi përzemërsisht kryeministrin.

”Si një vëlla po ta them, shumë faleminderit”.

Ndërkohë, kreu i qeverisë tha se do ta kishte ëndërr të zgjidhte të gjitha problemet e shqiptarëve, por të gjitha nuk zgjidhen dot. Por kryeministri Rama theksoi se mund të zgjidhen shumë probleme “nëse ndihmojmë njëri-tjetrin nëpërmjet platformës”. Kryeministri tha se është e pamundur që të presim nga institucionet që të sillen ashtu si do të sillen kur të funksionojë administrata ashtu si duam ne. “Reformat duan kohën e tyre”, theksoi ai.

“Të bësh shtet duhet që administrata të sillet si robot, sipas ligjit dhe që kjo të ndodhë ne kemi nevojë të jemi shume pranë me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Rama falënderoi pensionisten e ardhur nga Selenica e Vlorës, ”në një pikë të jetës që duket sikur nuk ta fërshëllen njeri, por nga ana tjetër ka edhe pensionistë të tjerë që vuajnë të njëjtin problem, prandaj vlen ky takim, që të thonë vetë problemet e tyre e jo t’i them unë”, tha kryeministri Rama. o/l/.j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.