Vlorë/ Dita Botërore e Shëndetit Mendor, DRSH vizitë në spitalin psikiatrik “Ali Mihali”

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ – Në ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Drejtoria Rajonale Shëndetësore e Vlorës është gjendur pranë pacientëve të spitalit psikiatrik “Ali Mihali”.

Nën sloganin “Shëndeti Mendor i të rinjve dhe adoleshentëve në një botë në ndryshim”, stafi i DRSH ka shfaqur para pacientëve pamje nga filmi dokumentar “Në qiell të hapur”, i cili përcolli dëshmi të jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale.

Në përfundim të këtij dokumentari u diskutua mbi praktikat institucionale në Europë dhe Shqipëri dhe se si mund të përmirësohet cilësia e shërbimeve të shëndetit mendor. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.