SHBA – Uashingtoni dënon implikimin e regjimit të Maduros në vdekjen e një opozitari venezuelas

UASHINGTON, 10 tetor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja dënoi sot implikimin e regjimit të Maduros në vdekjen e opozitarit venezuelas të burgosur, Fernando Alban, që autoritetet në Karakas e kanë cilësuar një vetëvrasje, por opozita e konsideron një vrasje.

“SHBA-ja dënon implikimin e regjimit të Maduros në vdekjen e këshilltarit bashkiak që është pjesë e opozitës venezuelase, Fernando Alban”, deklaroi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

Fernando Alban, 52 vjeç, ishte burgosur që prej të premtes si i lidhur me sulmin e dyshuar me dronë eksplozivë kundër presidentit Nicolas Maduro. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.