Restaurim afreskeve të kishës së Shën Premtes në Vlash

Restaurim afreskeve të kishës së Shën Premtes në Vlash

Restaurim afreskeve të kishës së Shën Premtes në VlashSpecialistët e sektorit të artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës janë duke kryer ndërhyrje restauruese dhe konsoliduese në afreskun e Kishës së Shën e Premtes në Vlash, Elbasan. Pikturat murale të kësaj kishe mbajnë autorësinë e mjeshtrit të njohur të shek. të 16-të, Onufrit.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=133353&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 10 Tetor 2018

TIRANË,10 tetor /ATSH/ – Ikonat dhe afresket ne vendin tonë tashmë po restaurohen nga specialistët për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë dhe tashmë po kthehen në atraksion të turizmit religjoz.

Në Kishën e Shën e Premtes, Vlash po vijon puna në afreskun e saj.

Specialistët e sektorit të artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës janë duke kryer ndërhyrje restauruese dhe konsoliduese në afreskun e Kishës së Shën e Premtes në Vlash, Elbasan. Pikturat murale të kësaj kishe mbajnë autorësinë e mjeshtrit të njohur të shek. të 16-të, Onufrit.

Restaurimi i fragmenteve të pikturës murale është një proces tepër delikat i cili ka nisur me gjetjen e copëzave në kishë, më tej me punën në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, për të vijuan me vendosjen në vepër të fragmenteve të dëmtuara./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.