PEKIN – Jack Ma kinezi më i pasur në botë

BRUKSEL, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Jack Ma ka rimarrë titullin e njeriut më të pasur të Kinës, me një pasuri prej 39 miliardë dollarësh, sipas një sondazhi në revistën kineze ”Hurun”.

Pasuria e tij është rritur me 35% , kryesisht nga kompania e shitjeve online ‘’Ant Financiar’’.

Ai vjen nga një famile e thjeshtë si një mësues i anglishtes dhe sot është një nga biznesmenët më me influencë në Kinë ku ka themeluar rrjetin tregtar gjigant Alibaba, i cili vlen rreth 390 miliardë dollarë.

Shoqëria ‘’Ant Financiar’’ ka një vlerë tregu prej 100 miliardë dollarësh.

Vitin e kaluar, numri i një manjatit të pasurive të patundshme Xu Jiayin, u rendit  në vendin e dytë këtë vit pasi pasuria e tij ra me 14 % në 36 miliardë dollarë.

Themeluesi i gjigantit teknologjik Tencent, Pony Ma, gjithashtu pësoi një rënie prej 4% në pasurinë e tij në vitin e kaluar, në 35 miliardë dollarë ku është hera e parë në më shumë se një dekadë që pasuria e tij është zvogëluar.

Yang Huiyan gruaja e vetme në krye të  listës së 10 miliarderëve dhe Wang Jianlin, themeluesi i konglomeratëve të Grupit Wanda, u renditën me respektivisht me 22 dhe 20 miliardë dollarëve./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.