KJ – Seuli shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj Phenianit

SEUL, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut po konsideron heqjen e sanksioneve të saj kundër Koresë së Veriut, theksoi ministri i Jashtëm koreano-jugor, Kang Kyung para një komisioni parlamentar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap.

Kang tha se po vlerësonin disa sanksione kundër Koresë së Veriut, pas përmirësimit të marrëdhënieve me këtë të fundit, por nuk përmendi kohë konkrete kur sanksionet mund të hiqeshin.

Koreja e Jugut imponoi një sërë sanksionesh mbi Korenë e Veriut në vitin 2010, pasi qeveria akuzoi Veriun se kishte hedhur një silur kundër një anijeje, akuzë të cilën Pheniani e mohoi kategorikisht.

Në olimpiadën dimërore të Phenianit në prill, të dy udhëheqësit koreanë u takuan për një samit historik, gjatë të cilit ata u zotuan për një epokë të re të paqes dhe ranë dakord për një gadishull pa armë bërthamore./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.