Kisha katolike në Shkodër përshëndet vendimin e Ramës për mbylljen e basteve e kazinove

TIRANË, 10 tetor/ATSH/-Kisha Katolike Shkodër ka përgëzuar qeverinë për një nga aksionet e ndërmarra ditën e djeshme, ku Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije mbylljen e të gjitha pikave të basteve dhe largimin e kazinove nga qendrat e banimit.

Imzot Angelo Massafra është shprehur në reagimin e tij se shpreson që në të ardhmen të arrihet deri në mbylljen e tyre të plote pasi sipas tij, shkatërrojnë familjen dhe favorizojnë krimin e organizuar.

“Sot jam shume i kënaqur për këtë lajm dhe uroj dhe shpresoj që në të ardhmen të arrihet deri në mbylljen e tyre të plote pasi shkatërrojnë familjen dhe favorizojnë krimin e organizuar”,- përfundon deklarata e Imzot Massafres.

z.tosku/  /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.