GJENEVË – OKB: Humbjet ekonomike të lidhura me katastrofat klimatike

GJENEVË, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga katastrofat natyrore të regjistruara gjatë 20 viteve të fundit kanë qenë 2,5 herë më të larta se gjatë periudhës 1978-1997, njoftoi sot OKB-ja në një raport.

Në këtë raport, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Uljen e Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore (UNISDR), sqaron se ndryshimi klimatik rrit frekuencën dhe shkallën e rrezikshmërisë së fenomeneve meteorologjike ekstreme dhe për rrjedhojë humbjet ekonomike të shkaktuara nga katastrofat, frenojnë zhvillimin e vendeve, kryesisht ato me të ardhura të ulëta.

Sipas ekspertëve, humbjet ekonomike nga fatkeqësitë janë rritur këto vitet e fundit, me 2,908 miliardë dollarë dëme të regjistruara midis 1998 dhe 2017, përfshirë 2,245 miliardë dollarë ose 77% të shifrës së përgjithshme, të shkaktuara nga katastrofat të lidhura me klimën./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.