TIRANË, 10 tetor/ATSH/ – Tetori është një muaj i pasur me ide për pazarin e vjeshtë-dimrit, a nuk mendoni kështu?
Para së gjithash është momenti më i përshtatshëm për të investuar në një pallto të bukur (por edhe më shumë se një, eh) që do të na shoqërojë me stilin në muajt e ardhshëm.
Pastaj ne fillojmë të ndiejmë dëshirën për rroba të ngrohta dhe të rehatshme si një pulovër i butë prej leshi dhe kashmiri.
Për t’u kombinuar me pantallona me bel të lartë ose me veshje elegante, si një fustan kadife, copa më e kërkuar e sezonit.
Tek këmbët nuk mund të mungojnë një palë atlete të reja, çizme lëkure ose kadife.
Shtojini një këmishë me kuadratë, ndoshta me hijet e vjeshtës si vishnja, një palë syze dielli dhe disa bizhuteri.
Në galerinë e mëposhtme janë veshjet dhe aksesorët e tetorit.
/k.s/ /a.g/