TURQI – Arrestohen 90 persona të dyshuar për lidhje me PKK-në

ANKARA, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Policia turke arrestoi 90 persona në kuadër të një operacioni të ndërmarrë ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), raportoi sot zyra e prokurorit të Diyarbakirit (juglindje).

Rreth 151 persona ishin shpallur nën kërkim gjatë këtij operacioni, i cili po zhvillohet në nëntë qytete, përfshirë Diyarbakir, i konsideruar si ”kryeqendra” e juglindjes së vendit me shumicë kurdë.

Ata janë të dyshuar për lidhje me PKK-në, një organizatë e klasifikuar ”terroriste” nga ana e Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë.

”Kontrolle janë kryer në 183 adresa”, saktësoi deklaratë e zyrës së prokurorit, duke mundësuar konfiskimin e dokumenteve të shumta dhe ”materialeve dixhitale”./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.