Shkodër/ Vijon fushata informuese për parandalimin e kancerit të gjirit

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ – Stafi i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor ka zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësues në ambientet e një prej fasonerive në qytet me qëllim informimin e grave dhe vajzave rreth kësaj sëmundje.
Ekipi i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor ka shpjeguar faktorët e riskut dhe mënyrën e parandalimit të kësaj sëmundjeje, duke shpërndarë njëkohësisht edhe disa broshura me informacione të rëndësishme për të gjitha gratë e pranishme. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.