Mediet, brenda 24 orëve të heqin reklamat e basteve

Mediat, brenda 24 orëve të heqin reklamat e basteve

Mediat, brenda 24 orëve të heqin reklamat e bastevehttps://ata.gov.al/2018/10/09/mediat-brenda-24-oreve-te-heqin-reklamat-e-basteve/Të gjitha mediat e shkruara, audiovizive, vizive dhe online, duhet të heqin brenda 24 orëve të gjitha reklamat që kanë përmbajtje pika bastesh dhe lotosh. Gjatë një konference për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjitha mediat kanë shkelur ligjin ekzistues që ndalon reklamimin e kompanive të basteve.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 9 Tetor 2018

 

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ – Të gjitha mediet e shkruara, audiovizive, vizive dhe online, duhet të heqin brenda 24 orëve të gjitha reklamat që kanë përmbajtje pika bastesh dhe lotosh.

Gjatë një konference për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjitha mediet kanë shkelur ligjin ekzistues, që ndalon reklamimin e kompanive të basteve.

“Në zbatim të ligjit ekzistues që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, i paralajmëroj që brenda 24 orëve të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, radiot, gazetat apo portalet”, – tha Kreu i Ekzekutivit.

Rama theksoi se “Autoriteti i Mediave Audiovizive do të garantojë zbatimin e ligjit, përsa i përket ekraneve dhe radiove, ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online, që pas 24 orësh do të ketë akoma reklamim bastesh në shkelje të ligjit ekzistues të Shqipërisë”.

/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.