TIRANË, 9 tetor/ATSH/ – 15 gra dhe vajza në qytetin e Gjirokastrës kanë kryer ditën e sotme ekzaminimin e mamografisë.
Drejtoria Rajonale Shëndetësore Gjirokastër në faqen zyrtare të saj bën me dije se kanceri i gjirit është një sëmundje e cila mund të luftohet por rreziku shtohet nëse personat janë mbi 40 vjeçë.
Të rrezikuar janë gjithashtu edhe gratë të cilat nuk kanë lindur të paktën 1 herë në jetën e tyre ose kur kanë lindur fëmijën në moshën mbi 30 vjeçare.
Sipas DRSH Gjirokastër, dy nga faktorët e rritjes së kancerit të gjirit janë konsumimi i tepër i alkoolit si dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit kundër gjirit, kjo drejtori do të kryejë depistimin për kancerin e gjirit për gratë e moshës mbi 40 vjeç./e.caushi/