“Venom” rikthen aktorin Tom Hardy në kinematë e Tiranës

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ –  Fundjava e parë e muajit tetor riktheu në ekranin e madh të kinemasë “Imperial” aktorin Tom Hardy, në filmin aksion, fantazi dhe horror, “Venom”.

Kur Eddie Brock merr fuqitë e një krijese simbiotike, ai duhet të çlirojë alteregon “Venom” për të shpëtuar jetën e tij.

Aktori Tom Hardy e ka pranuar këtë rol vetëm për të kënaqur djalin e tij, i cili është një fans i superheroit “Venom”.

Për të hyrë në brendësi të personazhit e ka ndihmuar pikërisht Louis, ndërsa vet Hardy e ka përshkruar “Venom”-in si një karakter me fuqi që ti nuk do t’i kesh, por në të njëjtën kohë i do me çdo kusht.

“Venom, – ka thënë ai, – të bën të ndihesh i veçantë, sepse është në të njëjtën kohë një hero, por edhe një antihero”./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.