STOKHOLM – Nordhaus dhe Romer fitues të çmimit Nobel për Ekonominë

STOKHOLM, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Ekonomistët amerikanë William Nordhaus dhe Paul Romer kanë fituar çmimin Nobel për Shkencat Ekonomike me motivacionin ”për rritjen afatgjatë dhe të qëndrueshme të ekonomisë globale”, bëri të ditur Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Nordhaus krijoi një model që ndihmon në shpjegimin e ndërveprimit midis ekonomisë dhe klimës.

”Studimi i William Nordhaus tregon se si ekonomia ndërvepron me kiminë dhe fizikën bazë për të prodhuar ndryshime klimatike, ndërsa ai i Romerit  tregoi se si mbledhja e ideve  prodhon pasuri në një kohë afatgjatë”, theksohet në motivacion.

Këtë vit, çmimi Nobel vlen nëntë milionë korona (një milion dollarë), njësoj si për Mjekësinë, Fizikën, Kiminë dhe Paqen./   /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.