Rama-Bashës: Nuk ecet me teatër

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i rikujtoi sërish sot kreut të PD-së Lulzim Basha se, “nuk ecet me teatër”, ndërsa i referohet inskenimeve të dy ngjarjeve, që synojnë të godasin maxhorancën.

Ndër, të tjera, Rama shprehet se “në kamerat e komisariatit, nuk figuron fare as Taulant Balla dhe as polici i cili ngre akuzat”.

“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariatit si i bëhet (?) se aty as Taulanti, as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, drejtohet me ironi Kryeministri Rama, kreut të PD-së. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.